Samuel Umtiti është rikthyer në Ligue 1, duke iu bashkuar Lille.
Ish-mbrojtësi i Lyonit me “Les Dogues” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
29-vjeçari ishte i huazuar në sezonin e fundit nga Barcelona te Lecce.
Pas përfundimit të sezonit dhe marrëveshjes së huazimit, ai u rikthye te Barça, për të shkëputur kontratën me një marrëveshje të dyanshme.
Samuel Umtiti te Lille do të ketë numrin 14 në fanellë.