Cristiano Ronaldo rrezikon “gjobë”

Futboll

Cristiano Ronaldo rrezikon “gjobë”

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:00
Ronaldo

Cristiano Ronaldo rrezikoi të shkelte kontratën e tij me Nike pasi u duk se kishte veshur mbrojtëse të këmbëve të Adidas gjatë humbjes së Al Nasr ndaj Telta.

Cristiano Ronaldo bëri debutimin e tij në Al Nasr në një miqësore para-sezonale kundër Celta Vigos ku sauditët pësuan një humbje të rëndë 5-0. 38-vjeçari luajti 45 minutat e para dhe ndoqi nga tribuna pjesën e dytë, ku u shënuan të pesë golat e spanjollëve .

Megjithatë, ylli portugez ka shkaktuar polemika pasi ekspertët e fanellave të futbollit, Footy Headlines, e panë atë të veshur me mbrojtëse të këmbëve Adidas X Pro, ndërsa ai ka një kontratë fitimprurëse me rivalët Nike.

CR7 ka pasur një kontratë me Nike që në fazat e hershme të karrierës së tij në 2003, me vlerë 147 milionë funte dhe zgjat 10 vjet me gjigantët amerikanë.

Ai është një nga atletët më të mëdhenj të markës dhe është shfaqur në disa reklama televizive duke promovuar këpucët e markës, e cila së fundmi nisi një partneritet me Al Nasr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat