Besa e Dobërdolit nga Maqedonia e Veriut, ka demoluar ekipin bullgar Banskon.
Skuadra e ligës së dytë ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Banskon dhe ka fituar me rezultat 3:0.
Shënues të golave janë Ivanovski, Emini dhe Gashi.
Trajneri Tanevski u dha rast disa lojtarëve të tij për të parë formën e tyre aktuale.
Formacioni startues i Besës: Siljanovski, Arif, Borha, Dragarski, Meçinoviq, Alimi, Beluli, Esati, Nazifi, Skënderi, Ademi.
Skuadra e Besës do të takohet edhe me Maccabi Petah Tikva dhe Altin Asir.