Barcelona raportohet se është e gatshme të shpenzojë 25 milionë euro për të marrë sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix në formë huazimi gjatë kësaj verë.
Ylli portugez pak ditë më parë deklaroi se “Barcelona është klubi i ëndrrave të tij”.
Pas kësaj deklarate, katalonasit tashmë janë hedhur në sulm për transferimin e Felix-it, i cili sezonin e fundit luajti tek Chelsea në formë huazimi.
Madje, thuhet se edhe Atletico Madridi është e gatshme të nis negociatat me Barcelonën për huazimin e portugezit në “Camp Nou” me mundësin e blerjes se kartonit të lojtarit në fund të sezonit.