Barcelona është gjithnjë e më pranë shitjes së mesfushorit Franck Kessie.
Lojtari nuk ka gjetur shumë hapësira në Spanjë dhe kërkon një skuadër që i garanton minuta. Për futbollistin nga Bregu i Fildishtë ka interes nga klubi i Juventusit.
Barcelona nga ana e saj mund të heqë dorë nga shërbimet e Kessie vetëm nëse vjen një ofertë prej 15 milionë eurosh.
Torinezët kanë pasur shumë objektiva këtë merkato, një ndër to ishte Milinkovic-Savic, por serbi zgjodhi të vazhdoj karrierën drejt Arabisë Saudite.