Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, ka debutuar me gol në Kampionatin e Rusisë.
Daku ka treguar fuqinë në hapje të edicionit të ri, duke shënuar për ekipin e Rubin Kazanit, ku barazuan në Moskë me rezultat 2:2 me Lokomotivën.
Futbollisti Mirlind Daku ka realizuar në minutën e tretë dhe në ndeshjen e parë të tij zyrtare në këtë shtet.
Për Rubinin realizuan Daku (3'), Fameyeh (58' - asiston Daku) dhe për Lokomotivën shënuan Tiknizyan (23') e Isidor (87').
Mirlind Daku u paraqit me sukses për 75 minuta.