Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, ka shënuar në kampionatin kinez.
Ademi është ndër protagonistët e fitores së Pekin Guoan me rezultat 2:0 ndaj Qingdao Hainiu.
Në minutën e 51-të Ademi u gjend në pozitë perfekte në zonën e rreptësisë, me goditje të saktë ka realizuar për 1:0.
Për shqiptarin është goli i dytë në fanellën e Pekin Guoan.
Goli tjetër e ka realizuar Kang Sang-Woo (79').
Qingdao Hainiu renditet në vend të 11-të me 16 pikë e Pekin në të 6-tin me 28 sosh pas 18 jave.