Granada zhvilloi sot një takim miqësor përballë “amatorëve” të El Ejidos.
Ndeshje të cilën skuadra e rikthyer në La Liga, e fitoi me rezultatin e thellë 8:0.
Myrto Uzuni e filloi sfidën si titullar dhe shënoi golin e dytë për Granadën.
Ishte minuta e 21′ kur sulmuesi i kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë pasi dribloi portierin kundërshtar.