Alex Telles bashkohet me Ronaldon dhe Brozovic te Al-Nassr!
Al-Nassr vazhdon nga puna në merkato, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar transferimin e Alex Telles nga Manchester United.
Lajmin e ka bërë publik klubi saudit përmes rrjeteve sociale, ku bën me dije se mbrojtësi brazilian largohet nga “Djajtë e Kuq” për të nisur një rrugëtim të ri.
Te Al-Nassr, Alex Telles do të bashkohet me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka luajtur te Manchester United dhe Brozovic, me të cilin kanë qenë shok skuadre te Inter.