Lazio ka nisur kontaktet e para për të transferuar sulmuesin e talentuar Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.
Trajneri Maurizio Sarri që disa muaj ka kërkuar të përforcohet në repartin e sulmit. Kosovarin Ermal Krasniqi që deri vonë ishte ndër favoritet për të qenë prurja më e fundit e ‘lacialëve’.
Mirëpo, tani situata ka ndryshuar dhe gazeta e përditshme italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Lazio është i interesuar për Hudson-Odoin.
Klubi italian ka kërkuar që 22-vjeçari t’iu bashkohet në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit.
Hudson-Odoi s’është pjesë e planit afatgjatë të Chelseas, pasi edhe edicionin e kaluar ishte huazuar te Bayer Leverkuseni, ku zhvilloi 21 paraqitje në të gjitha garat.
Negociatat janë ende në fazën e hershme, por Chelsea do të ishte e hapur për ta larguar lojtarin nëse iu plotësohen kushtet.