Mbrojtësi i Manchester Cityt Ruben Dias insiston se lojtarët janë më të motivuar se kurrë për sezonin tjetër.
Man City do të hyjë në sezonin e ri si kampion i Anglisë dhe Evropës, pasi bën “mrekullinë” duke fituar tripletën, ku u bënë vetëm skuadra e dytë angleze që e arrin një sukses të tillë.
Sidoqoftë, klubi anglez nuk do të ndalet më kaq dhe këtë e ka konfirmuar Dias që tregoi se të gjithë lojtarët janë më të motivuar se kurrë.
“Nëse mendon se e tëra ishte për arritje, atëherë duhet të jesh mendjeshkurtër ose jo shumë ambicioz”.
“Sigurisht, nuk mendon se puna përfundoi “Oh, e fitova Ligën e Kampionëve dhe tani mund të vari këpucët”.
Me karrierën time, edhe pse ka qenë e shkëlqyer deri më tani ka ende shumë për të bërë”.
“Sezoni i kaluar ishte i bukur por është vetëm një pjesë. E fituam tripletën dhe është e mrekullueshme, por mund të bëjmë më shumë”.
“Nëse e kemi bërë një herë, mund ta bëjmë dy, tre ose katër. Dua të sigurohem që numrat të jenë të mjaftueshëm që të kujtohet për një kohë, nëse jo përgjithmonë”.