Pushimet mbaruan dhe tani është koha për të punuar për sezonin e ri.
Myrto Uzuni është kthyer në Granada, ku i është bashkuar ekipit në sezonin përgatitor.
Sulmuesi shqiptar e nis sezonin e ri me ndryshime në pamjen e jashtme.
Uzuni ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Lojtari nga Berati ka pozuar në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se ka lyer flokët me ngjyrë të verdhë.