Mbappe fut në sherr edhe Enriquen me drejtuesit, trajneri spanjoll nuk pranon kërkesën për ta lënë në stol!
Kilian Mbape duket se ka krijuar një përçarje të madhe te PSG-ja, me trajnerin Luis Enrique që është futur në sherr me drejtuesit e klubit.
Këta të fundit janë shprehur se nëse Mbape nuk largohet në verë, atëherë sezonin e ardhshëm ai do të qëndrojë në stol.
Por duket se Enrike mendon të kundërtën, duke e konsideruar Mbapen si një lojtar tejet të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe e sheh atë në formacion.