Interi “hedh sytë” nga Atalanta!
Pas zytarizimeve të Francesco Acerbi e Yan Aurel Bisseck në vijën fundore të mbrojtjes u duk se “zikaltërit” e Inter e kishin mbyllur me kaq forcimin e repartit të mbrojtjes përgjatë kësaj merkatoje vere, mirëpo bordi i të lartpërmendurve duket se nuk është në të njëjtin mendim.
Në listat e Marottas e Ausilios është dhe një emër tjetër i repartit të mbrojtjes, i cili kërkohet të transferohet tani.
Bëhet fjalë për qëndrën e prapavijës së Atalantës, Rafael Toloi, i cili prej kohësh tashmë e mban veten e tij, ndër më të mirët në Serinë A falë paraqitjeve fantastike e ndërhyrjeve deçizive.
Ndërkaq, 32-vjeçari është i gatshëm për të nisur një “aventurë” të re dhe tani gjithçka është në duart e klubeve nëse do të nisin negociatat ose jo.