Mesfushori turk Hakan Calhanoglu tashmë i është bashkuar Interit në përgatitjet për sezonin e ri të garave.
Reprezentuesi i Turqisë në një intervistë për “Inter TV”, ka thënë se është i lumtur që është rikthyer në stërvitje me skuadrën ‘Nerazure’.
Ai gjithashtu tha se ndihet i lumtur që ka rinovuar kontratën me Interin.
“Jam i lumtur që jam kthyer në punë. Gjithashtu jam i lumtur për rinovimin.
Doja të qëndroja në Inter, sepse këtu ndihem shumë mirë që nga dita e parë”, tha ai.
“Gjithmonë është mirë të kthehem këtu dhe të shoh shokët e mi të skuadrës.
Më munguan ata edhe pse kemi qenë larg vetëm për disa javë. Më kanë dhënë një dorë të madhe që nga dita e parë dhe nëse të gjithë luajmë me këtë mentalitet në fund vijnë rezultatet”, ka theksuar Calhanoglu.