Rapahel Varane është i lumtur për blerjen e Andre Onanës.
Manchester United pagoi 55 milionë euro (përfshirë bonuset) tek Interi, duke zëvendësuar spanjollin De Gea me “gardianin” kamerunas.
Mbrojtësi francez i skuadrës së Ten Hag, nuk i ka kursyer elozhet për portierin afrikan. Dhe mezi po pret të luajë përpara tij te “Djajtë e Kuq”.
“Onana do të sjellë shumë kualitet në skuadrën tonë. Po flasim për një portier shumë të zotin në lojën me këmbë.
Ai i përballon me qetësi situatat e vështira.
Mezi po pres të luaj me të, do të na sjellë shumë besim ne mbrojtësve”, u shpreh qendërmbrojtësi i Manchester United.
Onana rigjen trajnerin Ten Hag në “Old Trafford” pas eksperiencës që kaloi me teknikun holandez tek Ajaxi, skuadër që ishte pak sekonda larg mbërritjes në finalen e Champions League (2019).