Masimo Morati, ish-presidenti i Interit, ka komentuar ngjarjet më të fundit në ambientin zikaltër, ku padyshim tema kryesore e javës së fundit ka qenë “tradhtia” e Romelu Lukakut.
Ky i fundit nuk dëshiron të kthehet te zikaltrit, pasi e tërheq një ofertë nga Juventusi.
“Nuk e prisja një situatë të tillë, jam i befasuar. Por është normale që Lukaku i pëlqen Juventusit.
Të dëmtojnë Interin është një nga objektivat e bardhezinjve, por tifozët janë ata që janë inatosur me lojtarin.
Ishte një zgjedhje e tij dhe kjo ka bezdisur interistët.
Kush do të më pëlqente për sulmin? Nuk kam asnjë preferencë, por do të varet nga dëshira dhe nga kërkesat e trajnerit, i cili ndoshta do të zgjedhë një lojtar të vlefshëm për manovrën.
Megjithatë, do të jetë e vështirë që të gjendet një lojtar me karakteristikat e belgut”, tha Morati,