Gurreiro “trondit” Bayern, portugezi 6 javë jashtë fushave të blerta

Futboll

Gurreiro “trondit” Bayern, portugezi 6 javë jashtë fushave të blerta

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 19:51
Gurreiro

Padyshim një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga, anësori portugez i mbrojtjes, Raphael Guerrerio u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, te “bavarezët” e Bayern Munich, si një lojtar i lirë.

Mirëpo, debutimi i tij me kampionët e Bundesliga mund të presë më shumë seç duhet.

29-vjeçarin që ka pësuar këputje të fijeve muskulore gjatë mini-fazës përgatitore dhe tashmë mund të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të blerta.

Kështu, Guerrerio mund të humbasë 4 përballjet e para të sezonit me “bavarezët”, atë ndaj Leipzig në Superkupën e Gjermanisë, si dhe ndaj Ëerder Bremen, Augsburg e Borussia Monchengladbach në Bundesliga. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat