Filipinet kanë arritur fitoren e historike, pasi shijuan triumfin e parë në një Kampionatin Botëror në konkurrencën e femrave, duke mposhtur një nga organizatoret, Zelanden e Re, me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Sarina Bolden në minutën e 24 të takimit. Kjo lojtare se bashku me 21 bashkëlojtaret e saj, është e lindur jashtë shtetit të Filipineve.
18 prej tyre kanë filluar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy në Norvegji, një në Kanada dhe një në Australi.
Pra nga 23 futbolliste që ka kjo kombëtare, vetëm njëra është e lindur në Filipine, mesfushorja 23 vjeçare, Anicka Castaneda.
Filipinezet gjenden në vendin e tretë të grupit A me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa në takimin debutues me Zvicrën kishin pësuar 2-