Ballkani përballë kundërshtarëve nga Irlanda e Veriut, “armata” e Dajës synon triumfin

Futboll

Ballkani përballë kundërshtarëve nga Irlanda e Veriut, “armata” e Dajës synon triumfin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:03
Ballkani

Kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani, pas eliminimit nga Ludogorets në  parakualifikimet për Champions League, tashmë do të kërkojë rezultate të mira në Conference League, aty ku edicionin e kaluar me mjaft sukses luajti në fazën e grupit, që njëherësh ishte arritja më e madhe e një klubi futbollistik nga Kosova.

Humbja nga skuadra bullgare tashmë është arkivuar, kështu që Ilir Daja dhe armata e tij po shikojnë para, pikërisht në kundërshtarin e parë në kualifikimet e rrethit të dytë në Conference League, ku përballë do të ketë kampionin e Irlandës Veriore, FC Larne.

Edhe ky ekip u eliminua nga Liga e Kampionëve, por duke lënë përshtypje shumë të mirë, andaj në asnjë mënyrë Ballkani nuk duhet të nënçmojë kundërshtarin e tij.

Lajm i mirë është që Ballkani do të jetë i kompletuar për ndeshjen e parë ndaj Larne, me disa shqetësime të mbrojtësit Armend Thaqi, i cili kishte stërvitur i diferencuar, por ishte i plotë në stërvitjen e fundit, Nazmi Gripshi është riaftësuar tërësisht kurse Qëndrim Zyba nuk është në 100% e tij më të mirë, por beson shumë se të tretë do të jenë në formacionin startues.

Ndeshja luhet në stadiumin Fadil Vokrri të martën me fillim nga ora 20.45,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat