Bayerni gjen portierin në Premier League

Futboll

Bayerni gjen portierin në Premier League

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:54
Stadiumi i Bayernit

Skuadra e Bayern Mynih ka gjetur portierin që kërkonte, duke lënë të lirë zviceranin Yann Sommer (e kërkon Inter). Sipas “Gazzetta Dello Sport”, ekipi kampion në Bundesliga do të firmosë me portierin spanjoll David Raya, që luan në Premier League me Brentford.

Raya nuk rinovoi kontratën me anglezët, e cila skadon pas një viti, duke tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big “ në Europë. Sezonin e fundit ai bëri një paraqitje të mirë në kampionat, ndaj dhe Bayern ka vendosur ta sjellë në Gjermani.

Trajneri Thomas Tuchel ka dhënë OK-in e tij për portierin 27-vjeçar, që do të luajë në krah të Manuel Neuer. Madje Raya mund të jetë titullar në ndeshjet e para të sezonit, duke parë se veterani gjerman ende nuk është 100% gati.

Kostoja e Raya (dy sezone në Premier League) është rreth 20 milionë euro, shumë të cilët bavarezët duhet të paguajnë për të siguruar shërbimet e portierit spanjoll. Ky transferim pritet të mbyllet brenda javës, duke lënë të lirë kështu Sommer të udhëtojë drejt Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat