E ardhmja e Romelu Lukakut vazhdon të jetë enigma, mesazhet e dërguara nga belgu sigurisht që nuk ndihmojnë për të zbërthyer skenën. E fundit vjen direkt nga motoja e tij në Instagram, e cila sapo është ndryshuar: “Respekti nuk pritet, por jepet, sepse është real. Të jesh i lënë pas dore është normë, prit marrëveshjen…”
Fraza është marrë nga kënga “How’s it Goin’ Down” e reperit amerikan DMX, por mund të interpretohet lehtësisht si indicie merkatoje, siç janë të gjitha “thumbimet” e dërguara në rrjetet sociale nga belgu ditët e fundit.
Fillimisht referenca për urrejtjen dhe gënjeshtrat, më pas ajo që “mos i beso askujt”, e fshirë menjëherë nga Instagrami, tani citati sibilin, si për të lënë të kuptohet se diçka po zien në tenxhere dhe se pavarësisht kritikave të shumta të marra javët e fundit, së shpejti do të vijë koha e tij.
Sido që të jetë, situata mbetet mjaft e bllokuar. Chelsea dëshiron ta heqë qafe, Juventusi është i interesuar (Allegri e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për sulmuesit), por fillimisht duhet të shesë dhe deri tani nuk ka negociata shumë të nxehta, as për Vlahovicin dhe as për Chiesa.
Me Interin, në të vërtetë nuk duket se ka shanse për t’u pajtuar, ndërsa Al Hilal mbetet në horizont. Sauditët kanë një ofertë të madhe për të dhe blutë e Londrës, por “Big Rom” është i bindur se mund të luajë ende në futbollin elitar europian.