Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen miqësore që Lacio ka zhvilluar ndaj Triestinës, duke lënë fushën pak minuta pasi nisi sfida.
Një inflamacion në tendinën e Akilit, ka bërë që futbollisti të largohet nga fusha e blertë.
Por, mesa duket dëmtimi ka rezultuar më i rëndë duke qenë se pas ndeshjes ai ka munguar edhe në 2 stërvitjet e radhës.
Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Hysajt është duke u vlerësuar nga stafi mjekësor, ndërkohë që në kampin kryeqytetas shpresojnë që të jetë i gatshëm sa më shpejt.
I dëmtuar nga ndeshja doli edhe lojtari tjetër Akpa Akpro por ky i fundit nuk ka pasur asgjë serioze dhe është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.