60 milion funte për sulmuesin

Futboll

60 milion funte për sulmuesin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:10
Erik Ten Hag

Manchester United ka qenë një nga klubet më aktive të kësaj merkatoje vere, pasi siguroi shërbimet e Mason Mount nga Chelsea dhe Andre Onana nga Interi.

Klubi po punon edhe për të afruar një qendërsulmues, sipas mediave emri më i përfolur është ai i Rasmus Hojlund i Atalantës, për të cilin “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë paund. Rreth situatës së ekipit dhe merkatos ka folur trajneri i Unitedit, holandezi Erik Ten Hag

 “Jemi duke bërë progres për nënshkrimin me të, por sigurisht çdo gjë do kohën e vet, nëse do të varej nga unë do e kisha sjellë në ekip që tani sepse lojtari do të kërkojë kohë që të integrohet me ekipin”.

“Jemi të lumtur që ai rinovoi me ne, ai është një lojtar thelbësor për ne.

Sezonin e kaluar shënoi 30 gola por unë jam i sigurt që ka aftësinë të shënojë më shumë, sigurisht nësë ne arrijmë që t’i gjejmë atij pozicionin e duhur në fushë”.

Me ekipin në stërvitje sapo është rikthyer edhe sulmuesi Anthony Martial, i cili është rikthyer nga një dëmtim. Lojtari ka nisur të marrë ngarkesën e plotë me skuadrën dhe pritet që të jetë i gatshëm për nisjen e sezonit që do të startojë në datën 11 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat