Zion Suzuki ka refuzuar një ofertë nga Manchester United.
Portieri japonez kohët e fundit u shfaq si një objektiv për “Djajtë e Kuq”, me këta të fundit që kanë transferuar Andre Onanan, i cili pritet të jetë portieri i parë.
Kësisoj, klubi anglez ishte i gatshëm të paguante klauzolën e Suzuki, që është 5 milionë funte, kurse sa i përket kushteve personale thuhej se nuk do të ishte problem që të arrihej një marrëveshje.
Megjithatë, sipas “Sponichi Annex”, 20-vjeçari duket i vendosur të mbetet në Urawa Reds.
Mediumi japonez shkroi se portieri ka refuzuar një ofertë nga Manchester United, por nuk zbuloi detaje nga oferta, duke theksuar vetëm se futbollisti ishte i lumtur që për të u interesua klubi nga Premierliga.
Suzuki synon që vitin e ardhshëm të jetë në Lojërat Olimpike me shtetin e tij, andaj ka preferuar të mos ndryshojë klub, në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta në këmbët e tij.