Tirana po vazhdon përgatitjet dhe është gati për ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Shehi ka zgjedhur formacionin më të mirë. Titullarë në sfidën me Beshiktashin do të jenë ata që luajtën me Dinamon e Batumit, ndërkohë që trajneri ka të gjithë lojtarët në dispozicion në sfidën me turqit.
Me bardheblutë nga blerjet e reja, ende nuk ka debutuar Kaina.
Sulmuesi në sfidën e parë ishte sëmurë, ndërsa në sfidën e dytë kishte një problem familjar dhe nuk u aktivizua nga trajneri Orges Shehi. Për sa i përket formacionit skuadra nuk do të ndryshojë fare nga sfida e Gjeorgjisë. Ekipi fitues nuk ndryshon dhe Shehi do të hedhë më të mirët në fushë.
Me ekipin e parë do të jenë Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni.
Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila. Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues, dhe nga krahët Hasani e Latifi.