Southampton ka refuzuar ofertën hapëse të Liverpool-it për Romeo Lavia, që mendohet të jetë rreth 37 milionë sterlina. Shenjtorët po kerkojne rreth 50 milionë sterlina.
Sakaq, lideri i Liverpool dhe kapiteni Jordan Henderson u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij dhe do të bëhet një lojtar i ri i skuadres saudite Al-Ettifaq. 15 milionë euro do të shkojnë për klubin anglez për kartonin e kapitenit. Njoftimi zyrtar pritet në fund të javës.
Henderson, 33 vjec tashme, ka luajtur për Liverpool që nga vera e vitit 2011 dhe do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit te tij Steven Gerrard, i cili e donte shumë atë në përvojën e tij të re në Arabinë Saudite.
Mesfushori u përjashtua nga miqësoret para-sezonale pikërisht për shkak se marrëveshja ishte duke u finalizuar. Kapiteni i të kuqve e mbyll eksperiencën e tij pas 12 vitesh, 492 paraqitje, 33 gola dhe 61 asistime.