Ballkani i Therandës po marshon drejt rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Kampioni i Kosovës me lojë e rezultat shkëlqeu, duke e mundur me 3:0 skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.
Një hap drejt rrethit tjetër, jo me kaq, Ballkani kurrë më afër fazës së grupeve, për herë të dytë në histori.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/25/auto_ballkani-larne21690318307.jpg)
Ballkani - Larne 3:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” n[ë Prishtinë.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: D. Shurman (Ukraina).
Shënues: Albion Rrahmani (26’ – nga penalltia), Almir Kryeziu (33’).
Kartona të verdhë: Gripshi, Dellova, Kryeziu – Thomson, Farquhar.
Ballkani: Koliçi, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi (Potoku 89’), Emërllahu, Kryeziu (Berisha 74’) Zyba, Korenica (Kapra 90+3'), Rrahmani (Tolaj 89’) dhe Gripshi (Tusha 90+3').
Larne: Ferguson, Farquhar, Want, Dnnelly, Cosgrove (Maguire 87’), Gordon, Sloan (Thomson 63’), Glynn (Ivas (63’), Millar, Ryan (O'Neill 77’) dhe Bonis (Westendorf 77’).
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, ku avancuan me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Therandasit kalojnë në epërsi në minutën e 26-të, duke iu falënderuar golit nga penalltia të futbollistit Albion Rrahmani.
Ai godet fuqishëm e në këndin e epërm t[ë djathtë, ndërsa portieri Ferguson me gjithë përpjekjet nuk e shpëtoi portën e tij.
Një veprim shkollor, Almir Kryeziu doli ballë për ballë me portier dhe me gjakftohtësi e plsoi topin në. këndin e poshtëm të djathtë, 2:0.
Në minutën e 67-të, Nazmi Gripshi i dha goditje tjetër skuadrës rivale, shënon për 3:0.
Albion Rrahmani nuk u tregua egoist, mashtroi një mbrojtës, edhe pse vet mundur të shënojë por asistoi të Gripshi i cili nga 12 metra realizoi në këndin e djathtë.
Ballkani sfidën e kthimit e pret me qetësi në konak të skuadrës së Larnes.