La Liga e ka kujtuar sezonin fenomenal të Vedat Muriqit.
Ylli ynë i realizoi 15 gola në edicionin e fundit duke e ndihmuar Mallorcan të shpëtojë pa rënë nga liga.
E Liga elitare spanjolle përmes një postimi në Instagram i ka kujtuar golat e përfaqësuesit tonë.
“’Pirati’ më i dashur i Ishullit, ‘Pirati’ më i dashur i Mallorcas”, ka shkruar La Liga në faqen e vetë zyrtare, postim të cilin më pas e ka shpërndarë edhe vetë futbollisti prizrenas.
Muriqi në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh i lumtur në ekipin ishullor, por shtoi se, nëse ndonjë klub do ta paguante klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij, do të mundë të largohej nga Mallorca.