Përforcimi i AS Romës, Evan Ndicka duke folur për “DAZN”, ka thënë se ndihet shumë mirë tek ‘romakët’.
Sipas tij, Roma është skuadër e madh, dhe sipas Ndicka, skuadra e Jose Mourinhos në sezonin e ri mund të bëj edhe më shumë.
“Roma është një skuadër e madhe. Vitin e kaluar ata ishin afër fitores në Evropë.
Ata kanë të gjitha shanset për të arritur shumë si në Serie A e poashtu edhe në Europa League”, tha Ndicka.
Ai ka lavdëruar edhe trajnerin Jose Mourinho. Ndicka thotë se më kënaqësi ka pranuar ofertën e Romës.
“Ai më dha përshtypjen e një personi të mirë. Jam i sigurt se më të do të rritëm edhe shumë”, ka theksuar Ndicka.