Kukësi “peshkon” në Nigeri

Futboll

Kukësi “peshkon” në Nigeri

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:37
Gbolahan Salami Mustafa

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e verës dhe bëhet fjalë për nigerianin 22-vjeçar,

Gbolahan Salami Mustafa i cili ka firmosur me verilindorët një kontratë 2 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilindor që paraditen e sotme ka prezantuar futbollistin nigerian që së fundmi ka luajtur në kampionatin e vendit të tij.

"“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

22 vjeçari, i lindur në Lagos, Nigeri, vjen te Kukësi nga kampionati Nigerian!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Gbolahan Mustapha dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Gbolahan

Skeda e Lojtarit:

Emri: Gbolahan Salami Mustapha

Mosha: 22 vjeç

Kombësia: Nigerian

Pozicioni: Mesfushor/Sulmues Krahu", njofton Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat