Roma ka synime të qarta

Futboll

Roma ka synime të qarta

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:47
Logo e FC Romës

Te Roma, afati kalimtar po vijon me hapa të shkurtër, por vendimtar dhe ardhja e Tiago Pintos, menaxherit të përgjithshëm të klubit, shërbeu më shumë se çdo gjë tjetër për raportin e Mourinhos, edhe për gjendjen e negociatave të hapura.

Scamacca në njërën anë, Renato Sanches në anën tjetër.

Ata janë dy lojtarë që Roma synon të sjellë në shtëpi për të kompletuar skuadrën dhe për të mbyllur rrethin, mes sulmit dhe mesfushës.

Në bisedimet e fundit me klubin francez, Roma ka bërë të ditur se është gati të paguajë huazimin dhe më pas ta blejë në fund ta blejë në fund të sezonit për shifrën e 13 milionë eurove mesfushorit portugez, Renato Sanches.

Sanches nuk u nis për në Azi me shokët e skuadrës, por vazhdon të stërvitet i veçuar në Paris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat