Struga Trim Lum pas një loje të mirë ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Buduçnostit të Podgoricës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve në Conference League.
Struga ka dominuar takimin por mjerisht nuk shënuan më shumë se një gol.
Në minutën e 30-të, Marjan Radeski ka asistuar për bukuri deri të Besart Ibraimi, i cili me mjeshtri ka realizuar për fitoren e madhe.
Një fitore shumë e rëndësishme por jo edhe kapital i madh për sfidën e kthimit në Podgoricë.