Skuadra e Teutës vazhdon përgatitjet e saj për sezonin e ri në Bullgari. “Djemtë e detit” nën drejtimin e trajnerit
Diego Longo, po përgatiten për t’u përballur me një edicion ndryshe nga i kaluari, me synimin që të jenë protagonist në luftën për Europën që në start.
Sot, si pjesë e përgatitjeve, durrsakët janë ndeshur me kombëtaren e Kirgistanit, e cila gjendet gjithashtu në një grumbullim stërvitor në Bullgari.
Një duel interesant, i mbyllur me shifrat 0-0, ku trajneri Longo provoi disa ndryshime në rreshtim teksa po mundohet të gjejë më të mirin e mundshëm me të cilin të nisë përballjet e sezonit.
Teuta e nisi ndeshjen me: Dema, Gjinollari, Qaqi, Jazxhi, Kruja, Beqja, Peposhi, Arifi, Fili, Gjumsi dhe Daci. Ndërkohë, gjatë sfidës u aktivizuan edhe Vata, Kotobelli, Çejku, Demirçani, Muka, Çyrbja dhe L.Vila.