Onbashi kthehet tek Mitrovica!
Minatoreve në dy sezonet e fundit iu mungoi titulli i kampionit, ashtu sikurse trajneri Seidi Onbashi, që u kthye në krye të ekipit javë më parë pas aventurës në Finlandë.
Ai së bashku me lojtaret e tij, synojnë që ta kthejnë Mitrovicën tek titulli i kampionit që i mungon në dy sezonet e fundit.
Seidi Onbashi me Mitrovicën fitoi 3 kampionate dhe 3 kupa, gjithashtu bëri historinë duke e kualifikuar në vitin 2019 për herë të parë një ekip tonin në Champions League.