Si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Besiktas?

Futboll

Si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Besiktas?

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:56
Tirana

Tirana ka përfunduar stëvitjen e fundit në Turqi në prag të ndeshjes së sotme përballë Besiktas, e vlefshme për kualifikueset e Conference League.

Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, ka analizuar mirë lojën e kundërshtarit dhe ka bërë në mendjen e tij gati skemën dhe rreshtimin e ekipit.

Shehi ka të gjithë lojtarët në dispozicion në sfidën ndaj Besiktas dhe ai do të hedhë më të mirët në fushë.

Formacioni i mundshëm:

Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Latifi, Abaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat