Gjiganti i Bundesligës pas ‘gardianit’ të Brentford-it

Futboll

Gjiganti i Bundesligës pas ‘gardianit’ të Brentford-it

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 12:19
David Raya

Gjiganti gjerman, Bayern Munih raportohet se është i interesuar për portierin e Brentford-it, David Raya.

Sipas medieve gjermane, “Bavarezët” janë duke negociuara me skuadrën angleze për ‘gardianin’ spanjoll, të cilin skuadra gjermane synon të transferojë gjatë kësaj verë.

Reprezentuesi i Spanjës, me Brentford-it ka më pak se një vit kontratë të mbetur dhe siç raportohet, tashmë Raya është nxjerr në shitje nga klubi anglez.

 “Allianz Arena” thuhet se është destinacioni më i mundshëm për spanjollin, i cili mësohet se pëlqen transferimin tek Bayerni.

Trajneri i Bayern-it, Thomas Tuchel, është i interesuar të gjejë një konkurrent Manuel Neuer-in, dhe strategu gjerman është një admirues i Raya-s pasi që ka monitoruar atë kur ishte në krye të Chelseas.

Ndryshe, Brentford kërkon 40 milionë paund për portierin spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat