Vllaznia dhe Laçi u përballen në “Loro Boriçi” në një takim miqësor, që u fitua 2-3 nga bardhezinjtë kurbinas.
Esat Mala i dhuroi avantazhin skuadrës shkodrane në pjesën e parë, ndërkohë që djemtë e Nicës përmbysën gjithçka në të dytën.
Mario Barjamaj barazoi sfidën sapo nisi fraksioni i dytë i takimit. Më pas ishte radha e Serxho Ujkës. Kapiteni laçian shënoi dy herë brenda dy minutave.
Darko Dodev shkurtoi rezultatin një minutë përpara fundit.
Por nuk pati më kohë për më shumë dhe sfida përfundoi 2-3 për skuadrën mike.
Vllaznia dhe Laçi synojnë katërshen e parë në sezonin e ri, teksa trajnerët Migen Memelli dhe Stavri Nica përfituan të angazhonin të gjithë lojtarët në këtë ndeshje.