Ancelotti i kënaqur me fitore në miqësoren me Manchester United

Futboll

Ancelotti i kënaqur me fitore në miqësoren me Manchester United

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:02
Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Manchester Unitedin.

“Los Blancos” pas fitores ndaj Milanit në turneun amerikan, atje ku skuadra madrilene po përgatitet për sezonin e ri, ka triumfuar edhe kundër “Djajve të Kuq”, me rezultatin 2-0.

Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij, bëri paraqitje mjaft të mirë, sidomos sipas Ancelottit në fraksionin e parë të kësaj sfidë.

“Ishte një ndeshje e mirë.

Ne luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e parë, me intensitet të mirë”, tha ai.

“Ne u mbrojtëm mirë dhe luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë. Kemi pasur një qëndrim të mirë dhe një angazhim të mirë.

Kemi një ekip me shumë cilësi dhe të përgatitur mirë fizikisht dhe teknikisht”, ka theksuar Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat