Porto duket se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Barcelonës, Nico Gonzalez.
Ekipi portugez pritet të nënshkruajë me mesfushorin së shpejti, bën të ditur gazetari Fabrizio Romano.
Dokumentet për transferim janë duke u bërë gati, teksa sipas Romanos marrëveshja është arritur qysh javën e kaluar.
Ai do të transferohet te Porto për 8 milionë, teksa 40 % e klauzolës së shitjes do të shkojë për Barcelonën. 21 vjeçari do të ketë mundësinë e klauzolës së kthimit te katalunasit në të ardhmen, bën të ditur Romano.