Interi merr vendimin përfundimtar në lidhje me Inzagin!
Duket se e ardhmja e Simone Inzagit do të vazhdojë të jetë te Interi, me klubin zikaltër që është shumë pranë rinovimit me teknikun italian.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, firma e 47-vjeçarit në kontratë pritet të vijë shumë shpejtë, i cili do të rinovojë deri në 2025.
E ardhmja e tij u vu në dyshim pranë fundit të sezonit, kur Interit filluan t’i mungonin rezultatet, por arritja në finalen e Champions-it bënë që drejtuesit të ndryshonin mendje dhe Inzagi të fitonte sërish besimin e tyre dhe të lojtarëve.