Gazetari londinez Chris Wheatley ka publikuar foto të statujës së Arsene Wenger, e cila tanimë ka arritur te Arsenali.
Gjatë ditëve në vazhdim Arsenali pritet që ta zbulojë statujën e Wenger te stadiumi “Emirates”, në shenjë nderimi për ish-trajnerin francez..
Më herët këtë muaj, u bë e ditur se Wengerit do t’i bëhet një statujë te stadiumi i ish-klubit të tij, dhe si duket francezi nuk do të pres shumë për zbulimin e saj.
Në disa video që po qarkullojnë, poshtë statujës shihet shkrimi: “Arsene Wenger – Trajner i Arsenalit 1996-2018”.
Videon e gjeni më poshtë.
OMG he’s got the trophy pic.twitter.com/k8EKaMMdRG
— Ashley McKay (@Ashley_McKay) July 28, 2023