Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është shumë pranë rikthimit te Gallatasarai.
Zëvendësdrejtori i klubit turk, Erden Timur, tha për mediet vendase se po punohet për ta rikthyer futbollistin në Stamboll.
“Ne jemi duke negociuar rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e ekipit dhe ai gjithashtu dëshiron të kthehet.
Ne do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi Timur.
27-vjeçari aktualisht ndodhet te Noruiç teksa sezonin e shkuar luaji në 30 ndeshje duke shënuar 6 gola.