Përforcimi i ri i Interit, Davide Frattesi, është shprehur i bindur se transferimi tek skuadra “Nerazure” është projekt i duhur për të.
Italiani pak ditë më parë iu bashkua skuadrës së Simone Inzaghit nga Sassuolo.
“Isha dhe jam i bindur se Interi është projekti i duhur për mua.
Kisha folur për këtë skuadër me shokët e ekipit kombëtar dhe kisha vendosur një vit e gjysmë më parë”, ka thënë Frattesi.
Ai është pyetur edhe për situatën e sulmuesit Romelu Lukaku, e ardhmja e të cilit akoma nuk është vendosur.
“Sinqerisht nuk e kam pyetur askënd. Jam mësuar të shpreh mendim vetëm për njerëzit që i njoh”, ka theksuar ai.
Frattesi konsiderohet një nga përforcimet më të mëdha të Interit gjatë kësaj verë.