Skënderbeu zhvilloi një takim miqësor përballë Malishevës, skuadër që e mbylli sezonin e fundit në vendin e gjashtë në kampionatin e Kosovës.
Ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit të Korçës.
Dhe përfundoi në barazim 1-1.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola.
Të parët kaluan në avantazh vendasit falë një penalltie të saktë të Dean Liços, ndërkohë që skuadra dardane barazoi shtatë minuta përpara fundit.
Me anë të Redon Sylës. 20-vjeçari shfrytëzoi një asist nga krahu i majtë, i mori kohën mbrojtësit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi me këtë rezultat për Skënderbeun e drejtuar Ivan Gvozdenovic. Pas atij me Dinamon disa ditë më parë.