Sulmuesi shqiptar drejt skuadrës që luajti dhe Ibrahimoviç!
Rei Manaj është pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, pasi Uatfordi vendosi t’i ndërpriste kontratën.
Prej kohësh sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe duket se oferta e parë për të mund të vijë përtej oqeanit.
Siç bëjnë me dije mediat amerikane, klubi që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është pikërisht LA Galaksi.
Ato theksojnë se trajneri Greg Vanej i ka vënë syrin Manajt, të cilin e shikon atë në planet e tij për ta bërë yllin e ri të skuadrës nga Los Anxhelos.
Kujtojmë që për Galaksi kanë luajtur dhe emra të mëdhenj të futbollit europian si Dejvid Bekham, Stiven Xherrard dhe Zllatan Ibrahimoviç.