Edinson Cavani është shumë afër transferimit në Argjentinë.
Edhe pse ndodhet nën kontratë me Valencian, “El Matador” do të vijojë karrierën te Boca Juniors.
TyC Sports shkruan se 36-vjeçarin uruguaian e pret një kontratë 18-mujore në “Bombonera”.
Agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Valencias në lidhje me zgjidhjen e kontratës.
Goleadori i njohur do të dalë lojtar i lirë, dhe më pas do të firmosë me klubin e njohur nga Buenos Aires.
Që mbështetet nga një ndër tifozeritë më të zjarrta që ekziston.
Boca e ka kërkuar edhe më parë bomberin latin, i cili nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë në stadiumin mitik të skuadrës argjentinase.