San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës.
Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol.
Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.
I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan.
Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës…
Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes.
Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës.