Llapi e ka transferuar zyrtarisht Arbnor Ramadanin.
Mesfushori rikthehet tek klubi nga Podujeva, derisa sezonin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit.
Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mesfushori fantastik, Arbnor Ramadani është rikthyer sërish në shtëpinë llapjane.
“Noli” rikthehet në shtëpi pas vetëm një edicioni të kaluar me skuadrën e SC Gjilanit.
Numri 10 i skuadrës sonë është njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët llapjanë.
Pas përfundimit të kontratës me Gjilanin, drejtuesit e klubit me ngulm kanë kërkuar që Noli të jetë vetëm i yni, andaj edhe kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2-vitet e ardhshme.
Mëngjesin e sotëm ai së bashku me Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella kanë udhëtuar drejt Ohrit dhe menjëherë është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri.
Mirëpresim rikthimin e Nolit në shtëpi duke shpresuar se magjia e tij në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm që i realizon, do e ndihmojnë ekipin tonë të arrij objektivat", njofton KF Llapi.