Milan përgatit goditjen tjetër

Futboll

Milan përgatit goditjen tjetër

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga një ndeshje

Milani nuk ka në plan të ndalet në këtë merkato vere dhe pasi kanë siguruar shërbimet e sulmuesit Çukueze, tashmë kuqezinjtë po përgatisin një tjetër transferim nga La Liga. Këtë herë bëhet fjalë për një mesfushor.

21-vjeçari Junuz Musah që aktivizohet në Spanjë me Valencian, mund të jetë lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë përgatitur një ofertë që arrin në vlerën e 20 milionë eurove për të marrë shërbimet e lojtarit, ndërkohë që deciziv në këtë transferim, bëhet Rebiç.

Mesfushori do të largohet nga kuqezinjtë në drejtim të Turqisë, aty ku do të jetë pjesë e Beshiktashit.

Palët kanë arritur akordin dhe pritet vetëm zyrtarizimi ndërkohë që me largimin e tij, në Milano mund të zbarkojë Musah i cili do të ketë një vend të lirë dhe një mundësi më shumë për të marrë një fanellë titullari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat